Lajme nga Shqiperia!

Krimi në revansh/ Jetët e humbura nga përplasjet me armë në më pak se 5 muaj​



sdgfdsgdfgd-840x440.png


Ende nuk janë mbyllur pesë muajt e parë të vitit 2021 dhe ngjarjet kriminale që kanë tronditur opinionin në Shqipëri janë të denja për fabulën e një seriali serioz mbi larjen e hesapeve mes narkotrafikantëve dhe jo vetëm. Zhdukje, atentate, porosi për vrasje, trafik droge dhe hasmëri të ndërthurura ndër vite, krijojnë episode që dëshmojnë se rendi dhe siguria, janë iluzione në kohën kur personazhet e krimit zgjedhin të bëjnë pushim para revanshit të radhës.
endri-mustafa.png


Ditën e sotme një i ri, vetëm 32 vjeç u gjet i vrarë në Shkodër në rrethana misterioze. Kufoma e tij kishte nisur të dekompozohej, pasi policia tha se Endri Mustafa ishte zhdukur prej tre ditësh. Hetuesit dalluan shenja dhune në fytyrën e tij. Para se të qëllohej me një plumb në gojë, 32 vjeçari nga Shkodra ishte torturuar. Pamjet e trupit të të riut, që e tregojnë atë me duart lart dhe të shtrirë në tokë në momentet e fundit të jetës qenë makabre.
Por Endri Mustafa është vetëm veçse viktima e fundit. Nga breshëritë e plumbave, në më pak se 5 muaj ka ndodhur një batërdi e vërtetë në vrasjet me armë.

cbfhgj.jpg


Në fillim të Janarit, mediat italiane dhanë alarmin për zhdukjen e biznesmenit italian, Davide Pekoreli. Ai kishte marrë një makinë me qira në Aeroportin e Rinasit e cila u gjet u djegur në Pukë, ndërkohë që brenda saj kishte disa objekte të Pekorelit dhe materiale për të cilat ka dyshime se mund të jenë mbetje njerëzore.

Desktop109.jpg


Vritet Jetmir Bregu në Durrës
Jetmir Bregu u vra me breshëri automatiku në Durrës gjatë një mbrëmjeje më shi. Ai u qëllua në këmbë, në kokë dhe në pjesën e kraharorit. 32-vjeçari sapo kishte zbritur nga makina e tij në lagjen 16 në Durrës, kur u ekzekutua pranë stadiumit Niko Dovana nga persona ende të paidentifikuar. Policia e identifikoi viktimën si Jetmir Bregu, 32 vjeç, por burime thanë se më herët ai ka mbajtur një emër tjetër dhe njihej ndryshe si Ilir Kuçi.

Desktop110.jpg

1 Shkurt, Shkëlzen Kastrati, Fier
42 vjeçari Shkëlzen Kastrati u vra herët në mëngjes, ndërsa lëvizte me makinën e tij në vendin e quajtur Ura e Sheqit. Atentatorët e ndoqën dhe derdhën breshëri plumbash, ndërsa ai lëvizte në makinë. Më vonë u zbulua se ekzekutorët ishin vrasës me pagesë.

Desktop111.jpg


6 Shkurt, Gentian Qarri, Vlorë
Gentian Qarri u vra në Vlorë në 6 shkurt. Edhe ai me breshëri automatiku. Ishte duke ecur në këmbë në lagjen ”29 Nëntori”, ndërsa autorët e qëlluan nga makina e më pas janë larguar.
Një “Toyota” u gjet e djegur në Pyllin e Sodës pas disa orësh. Në bagazhin e saj, një automatik.

Desktop87-1024x550.jpg


23 Shkurt, Behar Sofia, Tiranë
Behar Sofia sapo kaloi rrugën në anën tjetër të trotuarit, pa e ditur se një vrasës me pagesë, i veshur si lypës, po e ndiqtë nga pas përballë Piramidës në Tiranë. 66 vjeçari ra në tokë nga plumbat e një pistolete me silenciator. Pas arrestimit, vrasësi tha se ishte paguar për të organizuar dhe për ta ekzekutuar atentatin.

vritet-tauland-gjikaj-vlore.jpg


3 Mars Taulant Gjikaj, Vlorë
Taulant Gjikaj sapo ishte përplasur me dy persona të tjerë për çështjen e një borxhi dhe po largohej në këmbë në Vlorë. Një moment, të dy, Skerdjan Gabriani dhe Elton Hajnaj e ndalojnë sërish në rrugë. Njëri prej tyre nxjerr Kallashnikovin duke e qëlluar me breshëri. Gjikaj bie në tokë, ku ndërron jetë disa sekonda më pas.

mond-cekici-1-752x405-840x440.png


20 Mars, Mond Koçia, Durres
Mëngjesin e 20 Marsit në Durrës, Mond Koçi, një ish anëtar i bandës së Durrësit, që lëvizte me shoferin e tij personal u vra në një atentat të organizuar nga profesionistë. Autorët qenë me veshje ushtarake dhe të maskuar, me shall e kapuç. Një “Benz ” i zi bllokoi rrugën në pritjet të arritjes së makinës me të cilën udhëtonte Koçia, të cilin e kanë ekzekutuar me breshëri të shtënash, një skenë që ka zgjatur rreth 20-30 sekonda.

Bardhok-Pllanaj-1100x620-840x440.jpg


4 Prill, Bardhok Pllanaj, Shkodër
Natën e 4 Prillit, një makinë iu afrua paralel mjetit me të cilën lëvizte Bardhok Pllanaj në Dobraç të Shkodrës. Nga kjo makinë u qëllua për gati 500 metra breshëri automatiku, deri kur Pllanaj ka mbetur i vrarë nga 40 plumba në prag të shtëpisë së tij. Pllanaj ishte një emër i njohur në Shkodër për problemet me drejtësinë dhe për pasurinë që kishte.

vktima-840x440.jpg


21 Prill, Pjerin Xhuvani, Elbasan
Pjerin Xhuvani u thirr nga një telefonatë në lagjen 5 Maji në Elbasan nga Mehmet Greca në kulmin e fushatës elektorale. Disa vullnetarë të Partisë Demokratike, mes të cilëve ish efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj e mbanin me forcë Grecën dhe kishin thirrur policinë për dyshimet e shitblerjes së votës. Por gjatë shkëmbimit të zjarrit Pjerin Xhuvani mbetet i vrarë, megjithëse në vendin e ngjarjes ishin thuajse 14 policë.

3-5-640x304-840x440-1.png


10 Maj, Bledar Birçaj, Vlorë
Për ekzekutimin e Bledar Birçajt u angazhuan qitës profesionistë. Ndërsa Birçaj lëvizte me mjetin e tij në mes të Vlorës, atij i kishin zënë pritë dy persona të maskuar të cilët qëlluan me precizion duke lënë të vrarë Birçajn për arsye që nuk dihen. Pas atentatit autorët janë larguar pa lënë gjurmë.

Desktop112.jpg

11 Maj, Everest Çaka, Elbasan
Everest Çakaj duket të jetë i fundit i një zinxhiri vrasjesh mes grupeve rivale dhe mes hasmërive në Elbasan. Ai ishte duke udhëtuar me bashkëshorten e tij në mbrëmje, kur një mjet i ka përplasur nga pas. Ndërsa Çakaj frenoi, pas tij zbriti një person i armatosur me pistoletë me silenciator dhe e ekzekutoi në kokë.
Ngjarjet e përmendura nuk i bashkon vetëm marrja e jetës përmes përdorimit të armëve. Një tjetër detaj sa pervers aq edhe hileqar i policisë i shoqëron thuajse përherë ngjarje të tilla dhe ky është kriminalizimi i viktimës. Në shumicën e rasteve, sapo ndodh një krim, policia shpërndan në media informacione për të shkuarën e tyre, duke e prezantuar herë si njeri me precedentë penalë, herë si trafikant droge e herë si ish të dënuar nga drejtësia, a thua se jeta këtyre personave vlen më pak se e gjithësecilit prej nesh.

/Lapsi.al
 
Perdite nga nje larje hesapi

Perdite nga dy -tre aksidente

ohhh sa mire jemi

zot na ruj
 

400 kg kokainë, Hajdarmataj: Nuk besoj të ketë goditje të “peshqve” të mëdhenj​


Ish-drejtues i policisë Arben Hajdarmataj, i ftuar në ABC-ja e mëngjesit foli për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës, ajo italiane dhe shqiptare e sinjalizuar nga DEA amerikane, operacion i cili u finalizuar ne goditjen e 400 kg kokainë.

Hajdarmataj tha se ky ishte një operacion i kontrolluar nga DEA amerikane.

Ai u shpreh skeptik për goditjen e “peshqve” të mëdhenj, ndërsa theksoi se narkotrafiku nuk bëhet pa lidhje me strukturat shtetërore.
“Unë the që policia shqiptarë ka bërë rolin e rojes. Këtu flitet për një operacion i cili është kontrolluar nga DEA amerikane. Unë nuk mendoj që të ketë një sasi tjetër përveç asaj që është bërë publike, për vetë faktin se në këtë operacion janë të përfshira të gjitha këto autoritete.


Por sërish them se nuk duhet duhet të jemi kategorik. Dua të theksoj që policitë perëndimore dhe DEA janë më të zhdërvjellta në këtë pikë, për operacione të tilla, pasi ne jemi shumë të ngurtë.
Nuk besoj se do të ketë arrestime të peshqve të mëdhenj, sidomos kur sasia goditet, pra nuk arrihet tek të gjithë kapilarët e rrjetit. Pritet të ketë goditje, por jo të peshqve të mëdhenj sepse ata qëndrojnë rahat në strofkullën e tyre”, tha Hajdarmataj.

/abcnews.al/
 

Task-Forca për Turizmin: Hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi, masat e shëndetësisë​



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë marrë pjesë në mbledhjen e Task-Forcës së Turizmit për qarkun e Tiranës, ku lajmëruan masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt, përtej pandemisë.
Ministri i Turizmit deklaroi se është hapur sistemi i aplikimit për të gjithë operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi. Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë deklaroi se për të pasur një sezon turistik të sigurt masat e shëndetësisë do të jenë të fokusuara në tre komponentë.
Duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për operatorët turistikë në zonën e Golemit, Manastirliu tha se brenda muajit maj do të përfundojë vaksinimi i të gjithë punonjësve të strukturave akomoduese, për të lehtësuar sezonin turistik.
“Deri tani kemi kryer mbi 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tour-operatorëve. Do të vijojmë vaksinimet ashtu sikurse e kemi nisur, me intensitet të shtuar, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar. Brenda muajit maj do të përfundojmë vaksinimin e punonjësve të strukturave akomoduese, siç e kemi nisur, qoftë në qendrat e vaksinimit të përqendruar por qoftë edhe në strukturat vetë, siç jemi sot në këtë komples, ku po kryhet vaksinimi i stafeve”, tha Manastirliu.
Ministri Klosi u shpreh se këtë vit do të kemi një sezon “covid free” dhe siguri të garantuar në të gjitha pikëpamjet.
“Megjithatë them që edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin, na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqesim Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021, pasi përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtij sezoni ashtu siç në fakt kishim edhe në vitin e kaluar por pa dyshim ia dolëm që të ishim një sezon i kontrolluar nga pikëpamja e pandemisë”.
Gjatë konsultimeve me operatorët turistikë të zhvilluara në mbledhjen e Task-Forcës të zhvilluar në Golem, Manastirliu bëri me dije masat e shëndetësisë për sezonin veror, të fokusuara në tre komponentë.
“Prioritet mbetet vaksinimi, që, siç e përmenda do ta përfundojmë brenda muajit maj për operatorët turistikë. Sezoni turistik do të vijojë që të ketë në komponentët e tij edhe hapjen e qendrave shëndetësore verore. Do të jenë edhe këtë vit 28 qendra shëndetësore verore, me kujdes 24 orë, të cilat do të hapen përgjatë të gjithë zonave bregdetare, por edhe atyre turistike malore. Komponenti i tretë po kaq i rëndësishëm është programi i dezinsektimit të zonave turistike, i cili ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proces i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit”, tha Manastirliu.
Ministri Klosi deklaroi se do të ketë rregulla që nga siguria e jetës në plazhe, sigurimi i rendit, niveli i zhurmave, muzikës, duke garantuar komoditet për çdo pushues vendas dhe të huaj.
“Sot deklaroj publikisht nga ky takim i Task-Forcës që hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi. Parimet do të jenë të njëjta si në vitin 2020. Mund të them me plot gojën që ia dolëm të kishim një sistem shumë efikas, nëpërmjet platformës sonë tashmë publike dhe shumë transparente e-albania”, tha Ministri Klosi.
Edhe sezoni turistik 2021 do të ketë një protokoll sa i takon masave anticovid, për të patur një situatë të kontrolluar të COVID19 gjatë sezonit turistik.

/Monitor
 
@Monique

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë? Shpjegohet dukuria, qytetarët u alarmuan pas stërvitjes së avionëve të NATO-s​





lg.php


Shpërthimi që ‘alarmoi’ qytetarët pak orë më parë në Tiranë nuk ishte në të vërtetë një gjë e tillë. Dosja.al mëson se ajo që ndodhi ishte thjesht një zhurmë e që krijohet kur kalon pranë një avion. E pikërisht në Tiranë kanë kaluar avionët e NATOS të cilët kanë kryer stërvitjen.
Ata kanë fluturuar në lartësi të larta, dhe zhurma që krijuan ishte e madhe duke krijuar përshtypjen e një shpërthimi. Në momentin që avioni afrohet pranë banesave ndodh nje efekt si shpërthim.
 
@Monique

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë? Shpjegohet dukuria, qytetarët u alarmuan pas stërvitjes së avionëve të NATO-s​





lg.php


Shpërthimi që ‘alarmoi’ qytetarët pak orë më parë në Tiranë nuk ishte në të vërtetë një gjë e tillë. Dosja.al mëson se ajo që ndodhi ishte thjesht një zhurmë e që krijohet kur kalon pranë një avion. E pikërisht në Tiranë kanë kaluar avionët e NATOS të cilët kanë kryer stërvitjen.
Ata kanë fluturuar në lartësi të larta, dhe zhurma që krijuan ishte e madhe duke krijuar përshtypjen e një shpërthimi. Në momentin që avioni afrohet pranë banesave ndodh nje efekt si shpërthim.
ende nuk eshte vertetuar lexova, po te besova o te besova, thjesht une se ndjeva ..po qo ore lool
 

Laguna e Karavastasë del në ankand: Braçe dhe Kokoneshi do japin me qira 675.526 m2 me çmim qesharak​





Një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, Laguna e Karavastasë, ka dalë në ankand! Megjithëse është Park Kombëtar dhe mbrohet nga strukturat shtetërore, sërish biznesmenë të ndryshëm ia kanë vënë syrin.
E konsideruar kohë më parë si “varreza” e Bandës së Lushnjes, kjo Lagunë kaloi disa vite më parë nën administrimin e shtetit. Më parë, e menaxhonin njerëzit e Aldo Bares.
Ndërkohë, BoldNews ka siguruar disa dokumente, ku një sipërfaqe prej 675.526 metër katrorë do t’i jepen privatit me çmime qesharake. Bandat e dikurshme kanë fituar pozita shtetërore, teksa “përfaqësohen” nga të zgjedhur qendrorë dhe lokalë.
Njoftimi-i-kontrates-2.jpg

Sipas dokumenteve që disponon redaksia jonë, Bashkia Divjakë, ka hapur ankandin për të dhënë tre sipërfaqe të ndryshme me qira. Përkatësisht, do të jepen me qira pasuritë e paluajtëshme me sipërfaqe 157888 m2, pasuria me sipërfaqe 179875 m2 dhe pasuria me sipërfaqe 337763 m2. Në total, 675.526 metër katrorë do t’i jepen privatit.


Në dokumente thuhet se këto pasuri janë “pa frut”, pasuri të cilat janë në pronësi të Bashkisë Divjakë, regjistruar në ASHK-në Lushnje, me vendodhje në Divjakë.
“Dhënia me qira do të jetë me vendimin e vitit 2014 ‘për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteoze apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore’. Do të jepet me qira kryesisht për qëllime të ndryshme, blegtoriale, industriale, energjitike etj, e cila do të gjenerojë të ardhura dhe do të nxisë punësimin”, thuhet në këto dokumente.
Njoftimi-i-kontrates.jpg

Vendimi i ankandit është firmosur nga kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, i cili gëzon mbështetjen e deputetit të zonës Erion Braçe, njëherësh edhe zëvendëskryeministër. Pra, me “bekimin” e Braçes, Kokoneshi ka vendosur që të japë këtë pasuri me një afat 10 vjeç, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës.
“Vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 270 000 lekë⁄ha në një vit kalendarik. Konkurimi për marrjen me qira do të kryhet në ambientet e Bashkisë Divjakë në sallën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, më datë 31 maj 2021 në orën 11:00”, thuhet në këto dokumente. Kriteret e përzgjedhjes do të jenë 60 pikë niveli i investimit, 20 pikë niveli i punësimit dhe 20 pikë oferta e detyrimit mujor të qirasë.

/BoldNews
 

Rezultatet e SPAK më 2020, vetëm 38% e personave në hetim, morën arrest me burg​



Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) hetoi vitin e kaluar 746 persona, prej të cilëve 288 morën masën e sigurisë arrest me burg, sipas të dhënave zyrtare në raportin vjetor 2020, që struktura kundër krimit dhe korrupsionit dorëzoi në Kuvend.
Masa e sigurisë arrest me burg rezultoi vetëm për 38% të personave të marrë në hetim, ndërsa buxheti i shtetit shpenzoi për funksionin e SPAK rreth 361 milionë lekë, ose 3 milionë euro më 2020.
Nga 746 persona nën hetim, 515 prej tyre janë hetuar me masa sigurimi, ndërsa 231 persona janë hetuar në gjendje të lirë.
288 persona janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, nga të cilat 257 janë ekzekutuar ndërsa për 31 persona është vendosur masa e sigurimit në mungesë dhe nuk janë ekzekutuar.
Masa e sigurimit “arrest në burg” për 198 persona është vendosur për vepra penale të lidhura me krimin e organizuar, për 28 persona është vendosur për vepra penale të lidhura me korrupsionin, ndërsa për 62 persona është vendosur për vepra penale të tjera.
Masa e sigurimit “arrest në shtëpi” është vendosur për 57 persona nën hetim. 154 persona nën hetim janë hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, 1 person për masën e sigurimit “ndalimi i daljes jashtë shtetit”, 2 persona me masë sigurimi “garanci pasurore”, 2 persona me masën e sigurimit “shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”, 10 persona me masën e sigurimit “pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

U përgjuan 1175 persona, janë ndaluar 171
Përgjatë vitit 2020, SPAK ka përdorur metodën e përgjimit për 91 procedime penale. Kjo veprimtari është ndjekur nga dhjetë Oficerë të Policisë Gjyqësore të Policë së Shtetit.
Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2020, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1175 subjekte përgjimi (autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale), 1373 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 171 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Përgjimi i komunikimeve elektronike të subjekteve që dyshohen për kryerje të veprave penale, është një veprimtari që ndodh në kohë reale, në mënyrë të pandërprerë (sipas afateve të përcaktuar në ligj), thuhet në raportin e SPAK.
SPAK ankohet se nevoja për përgjime është më e lartë se burimet njerëzore në dispozicion që ato kanë.
Në vitin 2020, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë ato çështje të hetuara për veprën penale të korrupsionit me 49 procedime penale, ku janë përgjuar 322 persona.
Më pas janë çështjet penale të hetuara për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike me 36 procedime penale 788 persona të përgjuar.



/Monitor
 

Të kamufluar si ‘Call Center’, si funksionojnë pastrimi i parave, skema e mashtrimit me platformën online Forex


77EC3E91-E4D1-4E18-8101-2CDE446A7363.png


Ankthi, ndjesia e fajit dhe shenjat e depresionit janë shqetësimet e shfaqura te të rinjtë shqiptarë të grupmoshës 22 – 27 vjeç të punësuar në platformat e palicencuara Forex. “Këta të rinj shprehin të tilla shqetësime, pasi siç më pohojnë shumë prej tyre, janë të vetëdijshëm se ‘duhet’ të mashtrojnë. Nga ana tjetër, pamundësitë ekonomike i mbajnë në këtë punë stresuese, sepse fitimet janë shumë të mëdha. Pjesa më e madhe janë të punësuar prej 2 apo 3 vitesh në punë të tilla dhe dëmi më i madh që po i shkaktohet shoqërisë shqiptare është mentaliteti i krijuar. Te ky target-grup po krijohet mendësia e të fituarit me vjedhje dhe mashtrim”, pohoi për “Monitor”, psikologia dr. Aljona Jonuzaj.
Kompanitë Forex, janë opsioni i rremë financiar i platformave online të shitblerjes të aksioneve në bursat e huaja. Bazë kryesore e selive të këtyre kompanive është Qipro. Në Shqipëri këto platforma janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit dhe kryesisht funksionojnë brenda kompanive call center, që përdoren si nënkontraktorë të ofrimit të shërbimit. Punonjësit e platformave Forex marrin në telefon klientët potencialë dhe i orientojnë për këto forma investimi.
Duke iu dhënë informacione të rreme mbi ecurinë e tregjeve në bursat ndërkombëtare, ata i mashtrojnë shtetasit e huaj të interesuar për të luajtur në bursë. Aktorët e tregut pohojnë se janë të shumtë operatorët Forex që funksionojnë në Shqipëri. Nga viti në vit numri i tyre është rritur, por totali i saktë është e pamundur të identifikohet, pasi këto skema janë të palicencuara. Funksionimi i tyre brenda ambienteve të operatorëve call center ka rritur vështirësitë e organeve ligj zbatuese për t’i identifikuar.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se dosjet dhe rastet konkrete të hetimeve për këto platforma jepen nga prokuroritë e rretheve. Monitor iu drejtua dy prokurorive në vend, por asnjëra prej tyre nuk dha sqarime nëse kanë nisur hetimet për këto skema mashtrimi. Prokuroria e Tiranës nuk iu përgjigj kërkesës për informacion, ndërsa Prokuroria e rrethit Shkodër kërkoi të dhëna më specifike për subjektet apo personat që zbatojnë këto skema mashtrimi, me qëllim që të procedonte verifikimet.
“Në regjistrat elektronikë të kallëzimeve/procedimeve në Prokurorinë pranë gjykatës të Shkallës të parë nuk mbajnë të dhëna kaq të përgjithshme për subjekte e veprave penale (si p.sh hetimet për platformat Forex), por duhet të dërgoni të dhëna për persona juridik/fizik në mënyrë që të bëjmë verifikimet përkatëse”, sqaroi Prokuroria e rrethit Shkodër.
Mungesa e kontrollit dhe fitimet e larta kanë bërë që numri i kompanive që ofrojnë këtë shërbim të shtohet ndjeshëm vitet e fundit, sipas konstatimeve të Monitor nga burimet në treg. Këto platforma janë bërë dhe subjekt Drejtorisë së Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave (DPPPP), për dyshime për pastrim parash (shiko më poshtë nëntitullin: Rritet pastrimi i parave në call center).
Si funksionon veprimtaria e Forex-eve të palicencuar?
Të kamufluara si call center, platformat paralele false të shitblerjes të aksioneve në bursën e tregjeve ndërkombëtare po mashtrojnë më së shumti të moshuarit në vendet e Europës, si: Spanjë, Gjermani, Itali, Greqi dhe Maqedoni.
Lulëzimi i platformave të palicencuara Forex po rrit fitimet ekstraligjore për drejtuesit e tyre. Një pjesë e konsiderueshme e parave po investohen në blerje të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, sipas agjencive imobiliare.
Paratë nga këto skema mashtrimi fillimisht depozitohen në parajsën fiskale ku është e regjistruar kompania me seli në Izrael, Qipro ose Angli, që nënkontrakton një call center në Shqipëri. Në vendin tonë, komisioni për kompaninë call center vjen i tjetërsuar nëpërmjet faturave për shërbime marketingu, informatike, konsulence financiare dhe dixhitale, të lëshuara nga shteti ku ndërmarrja operon.
“Monitor” zbardhi kontratën e një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale me seli në Britaninë e Madhe që për kamuflim kërkon të nënkontraktojë call center-ët në Shqipëri. Në kontratë përcaktohet se kompania Astra Financial Limited (AFL), e regjistruar në Republikën e Vanuatu-s (offshore), me numër HE 300266 me seli në Angli, kërkon partner shqiptar që do të nënkontraktohet për shërbimin call center dhe do të paguhet me komisione mbi 2,500 dollarë.
Mashtrimi legjitimohet me kontratë, në të cilën përcaktohet se kompania call center do të paguhet nga kompania AFL, e regjistruar në parajsë fiskale nga fitimet që rrjedhin prej llogarive të bllokuara, pasi janë mashtruar klientët. Pagesa për komisionin e kompanisë shqiptare do të kryhet një herë në çdo 14 ditë nga data 1 e çdo muaji kalendarik dhe data 14 e çdo muaji kalendarik.
“Pagesa do të bëhet sipas raportit të kompanisë për bilancin e depozitës neto të miratuar të muajit paraprak (në varësi të vonesave, për shkak të sistemeve të pagesave me kartë krediti), të gjitha në përputhje me regjistrat e kompanisë, të cilat do të konsiderohen prima facie (përgjegjës kryesor për pagesat e komisioneve), dëshmi të përmbajtjes së tyre, pas zbritjes së mashtrimeve, kthimeve të parave, llogarive bankare të bllokuara, etj.”, nënvizohet në kontratë.
Dokumenti specifikon edhe rastet kur kompania nuk mban asnjë përgjegjësi ndaj partnerit shqiptar në lidhje me pagesat e shpërblimit.
Rreth gjysma e shumës së grabitur (fitimet) do të jenë për kompaninë që kryejnë shërbimin call center, nëse lista me personat që do të mashtrohen krijohet nga kontraktori (lista e personave që merren në telefon për të investuar në bursë krijohet nga kompania e regjistruar në offshore.)
“Në çdo rast në të cilin partneri ka gjeneruar të ardhura nga burimet e tij, ose listat e klientelës, të cilat nuk ishin të listuara në regjistrat e Kompanisë, atëherë Partneri do të marrë një shumë prej 45% të depozitës neto të miratuar. Për të shmangur çdo dyshim, kompania do të marrë një listë specifike në Excel, e cila do të pasqyrojë rezultatet e sjella nga përpjekjet e nënkontraktorit”.
Shërbimi i operatorëve call center
Të punësuarit në platformat Forex janë të vendosur brenda ambienteve të një operatori call center, që për kamuflim ka edhe të punësuar të tjerë në fushata shërbimi për pagesat e faturave të energjisë, gazit apo telekomunikacioni.
Burime nga tregu call center pohuan se fillimisht, të interesuarit për bursën “joshen” nga skuadra “opening” e platformës të palicencuar, të cilët janë operatorët që flasin në gjuhën angleze, spanjolle apo italiane. Pasi të interesuarit i prezantohet faqja pirate, do të telefonohet për së dyti nga operatorët e grupit “first time depozit”.
Detyra e tyre është të orientojnë klientët për mënyrën e funksionimit të faqes online dhe vendosjen e depozitës së parë me vlerë 250 – 300 euro. Pasi lojtarëve të bursës u lihet kohë të ambientohen me faqen pirate online, ata telefonohen përsëri nga punonjësit e strukturës kryesore që njihen si “retention”. Në çdo platformë të palicencuar burse ekzistojnë të paktën 4 retention-s, që orientojnë lojtarët se si të veprojnë.
P.sh., të blejnë 1 monedhë virtuale Bitcoin, pasi pas 1 jave vlera e saj do të rritet (por ky është një informacion i rremë dhe mashtrim, pasi e këshillon të investojë 50 mijë euro për 1 monedhë Bitcoin në një platformë Forex të palicencuar). Më pas klienti telefonohet për t’i njoftuar se ecuria e monedhës virtuale në bursë është përkeqësuar dhe për këtë arsye ka humbur 15 mijë euro. Por situata mund të rikuperohet, nëse do të investohen edhe 30 mijë euro të tjera në një monedhë tjetër virtuale. Në rast se retention-s bindet se klienti i tij nuk dëshiron të investojë para të tjera, i merren 50 mijë eurot e depozituara dhe zhduket llogaria bankare.
“Individët që investojnë në Forex-at e palicencuara ‘me duart e tyre’ kryejnë transferta bankare në një platforme online që nuk e njohin dhe nuk e dinë se çfarë do të bëhet më pas me të. Këtyre njerëzve, përveçse u thuhet të investojnë në disa tregje që as vetë operatori nuk i njeh, por edhe më keq i mashtrojnë duke u thënë të investojë në një faqe që nuk është e licencuar. Në qendër të kësaj skeme mashtrimi është platforma Forex, e cila nuk është e licencuar nga institucionet përkatëse ndërkombëtare të bursës dhe vetë kompania zotëruese e kësaj faqe është e regjistruar në offshore”, pohuan burime nga tregu call center.
Rritet pastrimi i parave në call center
Në call center-ët shqiptarë është rritur veprimtaria e skemave të pastrimit të parave. Elvis Koçi, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave (DPPPP), tha për “Monitor” se gjatë viteve të fundit 2017-2020 është vënë re një tendencë e raportimit nga subjektet e ligjit, të rasteve të dyshimta të aktiviteteve (skema të dyshimta të pastrimit të parave që lidhen me shoqëri që operojnë si “Call Center”/Shoqëri Telematike”.
“Në vitin 2018, Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave ka kryer një analizë në lidhje me personat fizikë dhe juridikë që ushtrojnë aktivitet si call center dhe problematikat e evidentuara janë adresuar në organet përkatëse. DPPPP ka përcjellë sinjalizimin në ato raste kur ka hasur indicie për transaksione që mund të konsideroheshin si veprimtari të tilla, qoftë te Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve, por edhe tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si autoriteti i fushës.
Në rastet kur nga subjektet e ligjit sinjalizohet një rast i dyshimtë që lidhet me transaksione apo dyshime për “platforma on line”, rasti parimisht trajtohet si rastet e tjera dhe nëse konstatohen dyshime për pastrim parash, apo financim terrorizmi, dërgohen më tej për ndjekje të mëtejshme në institucionet ligjzbatuese apo të inteligjencës. Gjithashtu, bazuar në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i ndryshuar, DPPPP shkëmben informacion edhe me njësitë homologe të huaja (kërkesa drejt dhe nga homologët, informacione spontane)”, nënvizon z. Koçi.
Për sa i përket analizimit të rasteve të pastrimit të parave, përfshirë këtu edhe nga shkëmbimi i informacioneve me njësi homologe të huaja, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave shpjegon se nuk janë evidentuar tipologji apo trende që lidhen specifikisht me platforma online mbi shitjen dhe blerjen e aksioneve.
Të dhënat për pastrimin e parave
Nga Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave “Për mashtrim financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik” në 2019 u referuan në prokurori 18 raste. Sipas të dhënave të këtij institucioni, krahasuar me një vit më parë, rastet e referuara në organet ligjzbatuese janë rritur 28%.
Në total në 2020, dosjet e regjistruara në prokurori për pastrim parash (sipas neneve 287, 287/a, 287/b që përcaktohen në Kodin Penal) janë rritur 17% krahasuar me 2019-n. Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme në organin e akuzës, në vitin 2020 u referuan 286 raste të pastrimit të parave. Totali i të dënuarve për pastrim parash në 2020 është ulur 30% krahasuar me 2019-n. Në vitin 2020 ka pasur vetëm një të dënuar për pastrim parash me llogari anonime. Në 2019-n nuk ka pasur asnjë të dënuar për këtë vepër penale, në 2018 janë dy të dënuar dhe në 2017-n, asnjë i dënuar.
Askush nuk e kontrollon aktivitetin e Forex-it
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tha për “Monitor” se, referuar llojeve të instrumenteve financiare të parashikuara në ligj, tregu Forex nuk është nën rregullimin e AMF-së. Sipas AMF-së, subjektet e palicencuara që ofrojnë shërbime investimi në tituj në apo prej territorit të Republikës së Shqipërisë, veprojnë në shkelje të ligjit dhe veprimtaria e ushtruar prej tyre konsiderohet vepër penale dhe dënohet, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
“Nëse Autoriteti vihet në dijeni për ekzistencën e platformave të palicencuara njofton zyrtarisht organet ligjzbatuese të vendit. Gjithashtu AMF, nëpërmjet paralajmërimeve të publikuara në faqen zyrtare, ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e investitorëve për ofrimin e shërbimeve të investimit nga subjekte të palicencuara dhe e ka vënë theksin te ndërgjegjësimi i publikut për rreziqet që mbart investimi në platformat online. AMF ndjek me vëmendje edhe paralajmërimet e publikuara nga Autoritetet Mbikëqyrëse homologe për ekzistencën e brokerave apo platformave të palicencuara.

Në zbatim të ligjit nr. 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit”, Autoriteti ka miratuar Rregulloren nr. 188, datë 16.12.2020 “Për regjistrimin dhe veprimtarinë e agjentit të lidhur të shoqërisë komisionere”, ku përcaktohen kërkesat dhe procedurat për regjistrimin e agjentit të lidhur të shoqërisë komisionere, si dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre”.
Në mbështetje të Ligjit nr. 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të këtij ligji, AMF licencon/njeh/regjistron dhe mbikëqyr subjektet që ushtrojnë veprimtari në tregjet e instrumenteve financiare. “Mbështetur në këtë ligj, edhe një shoqëri e huaj komisionere mund të ofrojë shërbime investimi në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet regjistrimit të një dege apo zyre përfaqësimi në Shqipëri, ose duke përdorur një agjent të lidhur në Republikën e Shqipërisë, me kusht që këto shërbime dhe veprimtari të mbulohen nga një licencë e dhënë nga autoriteti kompetent i vendit të saj.
Në faqen zyrtare të Autoritetit është lista e të gjithë subjekteve të licencuara nga AMF, e cila përfshin edhe subjektet që veprojnë si agjentë të lidhur të shoqërive të huaja komisionere, të licencuara nga vendet e BE-së, të cilat operojnë platforma të tregtimit online”, pohoi AMF.
Kreu i Drejtorisë të Përgjithshme të Pastrimit dhe Parandalimit të Parave, Elvis Koçi, sqaroi se në lidhje me platformat Forex të palicencuara, ushtrimi i palicencuar i aktivitetit bankar ose financiar është i parashikuar si vepër penale në nenet në vijim të Kodit Penal: Neni 170/c Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare (Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012); Neni 170/ç Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare (Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 25); dhe në këtë kuadër detyrimin për të bërë kallëzim penal e ka nëse e konstaton bazuar në KPP çdo punonjës publik (Neni 281 Kallëzimi nga nëpunësit publike) dhe çdo shtetas (Neni 283 Kallëzimi nga ana e shtetasve).
Bazuar në kuadrin e saj rregullativ, Banka e Shqipërisë tha për “Monitor” se nuk licencon platforma Forex apo aktivitete të tjera këmbimi të natyrave të ndryshme nga sa më lart përmendur. “Banka e Shqipërisë është autoriteti që licencon, ndër të tjera, edhe aktivitetin e këmbimeve valutore specifikisht vetëm Zyrat e Këmbimit Valutor (ZKV), të cilat operojnë sipas një modeli tradicional biznesi, që konsiston në këmbime në sportel me bazë cash-i, ose në llogari.

Kriteret dhe kërkesat e kuadrit ligjor dhe rregullator të licencimit për këtë aktivitet janë të disponueshme për publikun e gjerë në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë (www.bankofalbania.org). Për rrjedhojë, Banka e Shqipërisë disponon të dhëna vetëm për subjektet që licencohen prej saj, në rastin konkret vetëm për ZKV-të, të cilat janë subjekt i monitorimeve periodike, nëpërmjet raportimeve ose inspektime në vend”, nënvizon Banka e Shqipërisë.
Pse nuk kryhen inspektime
Faqja e internetit që kompania marketon është false, nuk ka asnjë licencim për operim shërbimi sipas standardeve ndërkombëtare për bursa, ndërsa për koperturë punonjësit janë brenda ambienteve të një kompanie call center. Kjo konsiderohet një ndër arsyet se pse Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave nuk mund të kryejë inspektime në terren për këto subjekte. Kreu i këtij institucioni, Elvis Koçi, theksoi se ligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, ka detyrimin të analizojë rastet e dyshimta të institucioneve financiare të licencuara, si banka, noterë, zyra të këmbimit valutor etj. Z. Koçi thekson se nuk ka inspektor terreni për subjekte që nuk janë të licencuara.
“DPPPP shërben si njësi e specializuar financiare administrative për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në zbatim të ligjit nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar. Gjithashtu, kjo drejtori funksionon si qendër kombëtare e ngarkuar me mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen tek agjencitë e zbatimit të ligjit të të dhënave për veprimtaritë e mundshme të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Një nga detyrat më të rëndësishme të DPPPP është mbledhja, analizimi dhe shpërndarja e rasteve të dyshimta për organet e zbatimit të ligjit dhe ato të inteligjencës, konkretisht me Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Prokurorinë e Posaçme, Policinë e Shtetit, etj.
Në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Ligji nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar, parashikon një sërë subjektesh si bankat, shoqëritë e transfertave, notere, shoqëri ndërtimi, zyrat e këmbimeve valutore, etj., të cilët kanë detyrime për marrje masash për identifikimin, klientëve të tyre /klientëve potenciale e më tej monitorimin, sigurimin, mbajtjen e të dhënave për burimin e fondeve, të përcaktimit të risqeve brenda subjektit, të trajnimit të punonjësve të tyre, implementimin e sanksioneve ndërkombëtare për personat e shpallur, të raportimit pranë DPPPP të aktiviteteve të dyshimta etj.
Në thelb, veprimtaria e kryesore e DPPPP përqendrohet në analizimin e rasteve të dyshimta të sinjalizuara nga subjektet e sipërpërmendura. Bazuar në kërkesën e dërguar, ju informojmë se DPPPP kryen inspektime vetëm në subjektet që janë subjekte të ligjit 9917, duke i evidentuar si të tillë, ose nga listat e licencimeve të autoriteteve kompetente, ose nga objekti i veprimtarisë që kanë regjistruar në QKB, por nuk ka trupë terreni që të shkelë territorin për subjekte që nuk janë regjistruar. Rastet e konkurrencës së pandershme nga subjekte të paregjistruara, adresohen nga subjektet e regjistruara apo sinjalizues të tjerë tek autoriteti i fushës dhe jo tek DPPPP.”
Si funksionon skema e pastrimit të parave
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Parandalimit të Parave ka bërë publike, në raportin vjetor të 2018-s, një nga skemat e pastrimit të parave, duke përdorur “call center”. Transferta, nga shoqëri të regjistruara në vende parajsa fiskale, në favor të shoqërive ‘call center’ dhe tërheqja e menjëhershme e fondeve Shoqëria A me objekt veprimtarie ‘call center’, në llogarinë e saj në një nga bankat që operojnë në vend që në fillimet e aktivitetit kishte përfituar disa transferta të dërguara nga vendet e BE-së, nga shoqëri të regjistruara në vende të parajsës fiskale (i ndryshëm nga vendi i dërgimit të transfertave).

Nga verifikimet e kryera rezultoi se: Në të njëjtën adresë që ushtronte aktivitetin kompania A, kishin regjistruar selinë edhe disa biznese të vogla të tipit Person Fizik (rreth 11 PF) me të njëjtin objekt veprimtarie si të shoqërisë A dhe të regjistruara në të njëjtën datë në QKB. Këto biznese ishin regjistruar në emër të punonjësve të shoqërisë dhe kishin moshë tepër të re.
Nga analizimi i llogarive të bizneseve PF është vënë re se ka pasur transferta në hyrje që në momentin e regjistrimit të tyre nga të njëjtat shoqëri që më parë i kishin dërguar transferta edhe shoqërisë A. Fondet e mbërritura në llogaritë e bizneseve PF ishin pothuajse në të njëjtat vlera (10,000-15, 000 EUR për transfertë) dhe të gjitha këto fonde tërhiqeshin menjëherë nga shtetasi Z, i cili ishte person i autorizuar për kryerje transaksionesh në bizneset PF, si dhe njëkohësisht i punësuar menaxher në shoqërinë A.
Gjatë analizimit të mëtejshëm të rastit është konstatuar se shoqëritë dërguese, jashtë vendit kanë qenë të lidhura me shoqëri të tjera në Shqipëri me veprimtari “call center”, të sapokrijuara dhe me ortak shtetas me moshë të re, raste për të cilat është dërguar informacion kohë më parë në organet ligj-zbatuese për dyshime lidhur me aktivitetin që ato ushtrojnë.


/Puls7News
 

Edhe AKEP ngre shqetësim për çmimet grabitqare në tregun celular​



TREGU-CELULAR.jpg



Pas Autoritetit të konkurrencës, edhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ngre shqetësim për përdorimin e çmimeve grabitqare në tregun e telefonisë celulare.
Nga monitorimet e bëra nga AKEP është konstatuar se gjatë pjesës së dytë të vitit 2020 ka pasur një shtim të fushatave promocionale agresive të operatorëve celularë për të tërhequr konsumatorët, duke ofruar paketa me çmime të ulëta, deri në 50% më pak, sidomos për pajtimtarët që mbartin numrin nga një operator tjetër. Si rezultat, ka pasur një numër mjaft të lartë portimesh, ku pajtimtarët kanë përfituar nga ofertat me zbritje, gjë që ka ndikuar edhe të ardhurat e operatorëve nga ky treg.
Sipas AKEP, aplikimi i fushatave promocionale agresive, kryesisht për portimin e numrit nga njëri operator tek tjetri, duke ofruar paketa me përmbajtje dhe çmim preferencial, në një periudhë afatshkurtër prodhon efekte pozitive për konsumatorët, por mund të sjellë pasoja të rënda për konkurrencën në afatin e gjatë. Kjo praktikë vë në vështirësi sipërmarrësit që konkurrojnë në këtë treg, kryesisht sipërmarrësit me pjesën më të vogël duke ulur kapacitet financiare për rritjen e investimeve në rrjet.
AKEP nënkupton se çmimet grabitqare mund të jenë një mekanizëm i abuzimit me fuqinë e tregut nga operatorët më të mëdhenj, me qëllim nxjerrjen jashtë tregut të operatorëve më të vegjël.
Në muajin prill, edhe Autoriteti i Konkurrencës ngriti dyshime se në tregun e telefonisë celulare po përdoren praktika të konkurrencës së pandershme, në formën e çmimeve grabitqare. Vendimi mori shkas nga një ankesë e ONE Telecommunications mbi ofertën e shoqërisë Vodafone Albania për klientët e saj. ONE shprehej se elementet e ofertave promocionale dhe çmimi i shërbimit janë nën kosto. Autoriteti i Konkurrencës vlerësoi se ofertat e shoqërisë Vodafone Albania, me një çmim më të ulët krahasuar me ato të dy shoqërive të tjera që operojnë në tregun e telefonisë celulare, ngrenë dyshim të arsyeshëm se ndodhemi përpara një sjellje me orientim drejt “çmime grabitqare”.
Mbështetur në të dhënat e publikuara nga AKEP rezulton se shoqëria Vodafone Albania zotëron rreth 47% të pjesëve të tregut për përdoruesit aktivë, rreth 53% të tregut për thirrjet dalëse, rreth 64% të tregut për volumin e të dhënave, 49% të tregut për përdoruesit aktivë të internetit, 53% të të ardhurave totale të tregut dhe 54 të të ardhurave nga shërbimet me pakicë.
Duke konstatuar ekzistencën e fuqisë dominuese të këtij operatori, Autoriteti i Konkurrencës i ka vendosur detyrimin të mos hedhë në treg oferta promocionale, të cilat sjellin vendosjen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve të padrejta të tregtimit.
Vitin e kaluar, tregu i shërbimeve celulare pësoi rënie për të katërtin vit radhazi. Të ardhurat totale të operatorëve kishin vlerën e 23.9 miliardë lekëve, në rënie me 9% krahasuar me një vit më parë. Të tre operatorët celularë pësuan rënie të të ardhurave vjetore, por kjo rënie ishte më e theksuar për Albtelecom Mobile, me 16% më pak krahasuar me vitin 2019. Tashmë, Albtelecom ka vetëm 13% të tregut celular, të matur sipas xhiros.

/ Monitor
 

Raporti i MONEYVAL: Shqipëria nuk ka përmirësime në luftën kundër pastrimit të parave​



Shqipëria ka dështuar në përmirësimin e mekanizmave për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit sipas rekomandimeve të FATF.
Kështu u shpreh MONEYVAL, agjensia e cila merret me krimet finanaciare pranë Këshillit të Europës.
Pas një vlerësimi të bërë në vitin 2018, u vunë re një numër çështjesh dhe mangësish në trajtimin e krimit financiar. Shqipëria u vendos në një procedurë të avancuar vëzhgimi dhe iu kërkua të raportonte mbi bazë vjetore mbi progresin që ka bërë në lidhje me rekomandimet e bëra nga FATF.
Pritet që vendet të kenë adresuar shumë prej nëse jo të gjitha rekomandimet deri në fund të vitit të tretë, megjithatë duket se Shqipëria nuk e ka bërë këtë.
Mangësitë me pajtueshmërinë teknike u identifikuan në lidhje me sanksionet financiare të synuara, transparencën e rregullimeve ligjore, mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe bizneseve dhe profesioneve jo-financiare.
MONEYVAL gjithashtu shqyrtoi një sërë masash legjislative, rregullatore dhe institucionale të zbatuara nga Shqipëria për të adresuar këto mangësi. Ai zbuloi se janë marrë vetëm disa hapa pozitivë nga autoritetet në lidhje me sanksionet e synuara financiare, të cilat nxitën që vlerësimi për Rekomandimin 6 të FATF të ndryshonte nga “jo i pajtueshëm” në “pjesërisht i pajtueshëm”.

Çështjet e ngritura përfshijnë mungesën e kërkesave “e nevojshme dhe të përshtatshme” për licencismin e kazinove. Në ligjin shqiptar nuk përmendet që pronarët kriminelë ose bashkëpunëtor të krimit të përjashtohen nga procesi i licencimit. Ata gjithashtu vunë në dukje se kishte masa të kufizuara për të ndaluar kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre nga kontrolli dhe administrimi i bizneseve.

Sanksionet nuk ishin proporcionale dhe nuk sigurojnë një pengesë për ata që dëshirojnë të përfshihen në një veprimtari kriminale.
“Janë ndërmarrë hapa të kufizuar për të përmirësuar pajtueshmërinë me rekomandimet e tjera, por ka ende boshllëqet. Shqipëria inkurajohet të vazhdojë përpjekjet e saj për të adresuar mangësitë e mbetura. ”
Shqipëria pritet të adresojë çështjet e pazgjidhura dhe t’i raportojë në Plenare brenda një viti.
 

Parlamenti në largim voton për shkarkimin e Ilir Metës​



Ilir Meta rrezikon të shkarkohet si president i Shqipërisë për shkak të akuzave që ai shkaktoi tensione para zgjedhjeve të prillit në vend. Megjithatë, analistët kanë vënë në dyshim legjitimitetin e votimit të së mërkurës.​



88068288_1527944127358306_3684849934424604672_o-600x400.jpg


Parlamenti në largim i Shqipërisë do të votojë të mërkurën në një mocion të ngritur nga Partia Socialiste në pushtet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, mes pikëpyetjeve mbi legjitimitetin dhe domosdoshmërinë e lëvizjes.
Socialistët u zotuan se do ta rrëzonin Metën në momentin që siguruan fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, madje pa pritur që deputetët e rinj të zinin vendet e tyre në parlament në shtator.
Ata e akuzojnë Metën, një ish-kryeministër socialist që u largua nga partia 17 vjet më parë, për nxitje dhune dhe nxitje destabiliteti politik me deklaratat e tij para dhe gjatë zgjedhjeve.
Meta, 51 vjeç, thotë se lëvizja është e paligjshme dhe antikushtetuese, ndërsa analistët thonë se përpjekja e dytë për ta rrëzuar atë nën qeverinë aktuale është pak më shumë se një tjetër lëvizje politike në marrëdhëniet e trazuara prej kohësh midis Metës dhe Edi Ramës, kryetarit të Partia Socialiste dhe kryeministrit të Shqipërisë.
“Përpjekjet për të shkarkuar Metën për herë të dytë brenda këtij mandati janë një shenjë steriliteti politik nga të gjitha palët”, tha ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni. “Është një humbje kohe dhe energjie nga deputetët, duke larguar vëmendjen e publikut nga problemet e tyre reale.”
Ajo tha se akuzave të paraqitura nga Komisioni Hetimor Parlamentar “u mungon sofistikimi dhe serioziteti ligjor”.
Një politikan karriere që hyri për herë të parë në parlament në moshën 23-vjeçare, Meta është një nga politikanët më aktivë dhe më të diskutueshëm shqiptarë të dy dekadave të fundit. Në vitin 1999, në moshën 30 vjeçare, Meta u bë kryeministër për herë të parë. Ai u rizgjodh në vitin 2001, por dha dorëheqjen në fillim të 2002 pas një grindje me kryetarin e atëhershëm të Partisë Socialiste Fatos Nano.
Në vitin 2004, Meta u largua nga Partia Socialiste për të formuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI. Megjithëse LSI ndjek vazhdimisht dy partitë e mëdha të Shqipërisë, Socialistët dhe Demokratët, ajo ka siguruar vazhdimisht një copë pushteti me njërën ose tjetrën. I vlerësuar nga disa si një operator politik dinak, Meta dhe partia e tij janë përballur gjithashtu me akuza të shpeshta për nepotizëm dhe korrupsion.
Si president, Meta supozohet ta vendosë veten mbi debatet e përditshme politike, megjithatë, katër ditë para zgjedhjeve të prillit ai i bëri thirrje publikut “ta mbrojë votën e tij” nga çdo përpjekje eventuale e socialistëve për të manipuluar votimet.
“Nëse preket qoftë edhe një votë ditën e zgjedhjeve, mprihni sfurqet dhe sëpatat”, tha ai, duke shkaktuar një mosmarrëveshje me ambasadoren amerikane Yuri Kim mbi zgjedhjen e fjalëve të Metës.
Meta ka refuzuar të bashkëpunojë me Komisionin Hetimor që u formua në maj, duke e quajtur hetimin kundër tij “antikushtetues dhe të paligjshëm”.
Për të shkarkuar Metën më pak se një vit para përfundimit të mandatit të tij pesë-vjeçar, socialistëve u nevojiten votat e 93 prej 140 deputetëve të parlamentit dhe më pas një vendim në favor të kësaj nga Gjykata Kushtetuese. Partia mban 74 vende në parlament, por mund të mbështetet edhe te disa deputetë të tjerë. Disa analistë besojnë se lëvizja ka një shans më të mirë për t’u miratuar nën përbërjen aktuale parlamentare.
Eksperti politik Afrim Krasniqi, kreu i Institutit Shqiptar për Studime Politike, tha se Meta kishte “devijuar ndjeshëm nga institucioni i presidentit”, por shumica parlamentare gjithashtu kishte “dëmtuar rolin dhe prestigjin” e asamblesë dhe institucionit të qeverisë.
Ai vuri në dyshim legjitimitetin e kësaj nisme duke pasur parasysh natyrën e parlamentit aktual në largim.
“Praktika e ndjekur nga parlamenti, në rrethanat kur një shumicë në parlament, duke përfshirë kryetarët e komisionit hetimor, ose nuk janë më deputetë ose kanë humbur në zgjedhje, minon legjitimitetin e nismës dhe minon më tej rolin e parlamentit sesa zgjidh një mosmarrëveshje midis pushteteve”, tha Krasniqi për BIRN.
Gjoni, ekspertja e komunikimit, e quajti këtë një “lojë politike amatore” që demonstron vetëm “mungesën e përgjegjësisë dhe seriozitetit të përfaqësuesve tanë në parlament”.

/Reporter.al
 
Dhe gjykata kushtetuese do e vere ne radhe pritjeje gjykimin e parlamentit tone.
E dini sa eshte radha e ceshtjeve per tu gjykuar nga Gjykata kushtetuese?
180 çeshtje jane per gjykim dhe kjo do jete ceshtja e 181.??
Nese fati i Metes si president varet nga ky gjykim, ai mund te “konsumoje” edhe nje tjeter mandat 5 vjeçar perpara se ti vije radha çeshtjes se tij ne gjykaten kushtetuese.

E gjithe loja eshte qe vemendja e halleve dhe problemeve te ketij populli, qe perdite sa vine e shtohen, te shkoje ne te tilla lojra politike.
Po kan harru i gje ! Se ky parlament duhet te ishte shperndare sipas kushtetutes 1 muaj perpara zgjedhjeve dhe si komisioni hetimor dhe votimi parlamentar do te shpallet nul kurdo qe te gjykohet. Gezuar baftjar
 
Po kan harru i gje ! Se ky parlament duhet te ishte shperndare sipas kushtetutes 1 muaj perpara zgjedhjeve dhe si komisioni hetimor dhe votimi parlamentar do te shpallet nul kurdo qe te gjykohet. Gezuar baftjar

Morning buddies!

Varet sa prioritet e ka RAma shkarkimin e Metes. Nese e ka prioritet nga dosja 181 shkon direkt tek dosja 1.

Kjo e para dhe e dyta, mos valle politikani i dyte non -grata nga USA eshte Meta dhe kerkojne me cdo kusht shkarkimin e tij per te mos krijuar incident diplomatik per ta shpallur nje president te nje vendi te tille?

ne Shqiperi asgje nuk ndodh rastesisht, pa miratimin e te huajve qe te kuptohemi.
 

Shkarkimi i Metës, ekspertët flasin për “VOA”: “Gjykata Kushtetuese mund të vendosë edhe brenda 30 ditëve, nëse…​


Ekspertet


Në Tiranë, ekspertët e legjislacionit shqiptar pohojnë se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të përballet me disa sfida jo të lehta profesionale, pasi të marrë në dorëzim vendimin e sotëm të parlamentit për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkelje të rënda të Kushtetutës.

Sipas tyre, sfidat kanë të bëjnë me gjykimin mbi procedurat e ndjekura deri sot nga Kuvendi, me përmbajtjen e vendimit të sotëm dhe me vlerësimin nëse shkeljet e presidentit janë apo jo të asaj shkalle sa të justifikojnë shkarkimin e tij.

Studiuesja e çështjeve kushtetuese dhe profesorja e kësaj fushe në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Tiranës, dr.Aurela Anastasi, thotë se pavarësisht nga konsultimi me raste të tjera, Gjykatës Kushtetuese i mbetet detyra për të thënë fjalën e fundit nëse shkeljet e presidentit janë apo jo të asaj shkalle sa të justifikohet shkarkimi I tij.
Ajo theksoi se shembujt në botë me shkarkime presidentësh janë të pakët për të ofruar larmi praktikash dhe kjo është hera e parë që ndodh në Shqipëri, ndaj Gjykata Kushtetuese është duke themeluar një precedent, po themelon një shembull të parë.
“Gjykata Kushtetuese do të mbajë parasysh të gjitha vlerat kushtetuese me qëllim që ky precedent të shndërrohet në një precedent pozitiv, sepse kjo do t’i interesonte pastaj të mirës në drejtësi dhe të mirës së vendit. Dhe të mos lejjojë të shndërrohet në një precedent negativ, që mund të rrezikojë referimin në praktika të gabuara, që shkelin Kushtetutën etj” – tha zonja Anastasi.
Ndërsa Sokol Hazizaj, një tjetër ekspert i njohur i çështjeve kushtetuese thotë se debate ndodh para institucioneve te ceduara: para një Kuvendi që duhet të ishte shpërndarë një muaj para zgjedhjeve, ngritja e një komisioni të tillë hetimor është e ndaluar me ligj, ndërsa Gjykata Kushtetuese është ende e paplotësuar me anëtarë.
Në këto kushte, tha ai, nisma për shkarkimin e presidentit është politike, por jo ligjore e as kushtetuese. Një tjetër pikë kritike e kësaj çështje, thotë zoti Hazizaj, është edhe prishja e balancave mes pushteteve.
“Parlamenti është kreu i formatimit ligjor, dhe kur ai gabon me vendime, kjo prish edhe vendimet e gjykatave rrjedhëse në sistem, sepse për sa kohë arbitrariteti shfaqet në Kuvend, ky lloj arbitrariteti i pareferuar në Kushtetutë do të shfaqet edhe në gjykata, edhe në administratë e kudo” – tha zoti Hazizaj.


Një sfidë kryesore për Gjykatën Kushtetuese është se si të dallojë shkeljet e Kushtetutës nga shkeljet e rënda të Kushtetutës. Për këtë, sipas zonjës Anastasi.
Gjykata mund të shfrytëzojë rastet e shteteve të tjera dhe Opinionin e parë të Komisionit të Venecias për një nismë të ngjashme, si dhe mund të kërkojë një Opinion të ri nga Venecia për rastin e fundit, nëse shkeljet e konstatuara janë vërtet aq të rënda sa të përbëjnë shkak kushtetues për shkarkimin e tij nga detyra.
“Mundet që çështja të kërkojë kohë për nga shqyrtimi dhe kjo kohë mund të rritet mjaft nëse Gjykata Kushtetuese shfrytëzon mundësinë që i njeh ky ligj për të kërkuar një opinion të ri nga Komisioni i Venecias. Nëse Gjykata Kushtetuese do të ndjekë afatet e zakonshme, kjo çështje do të zgjaste me muaj. Nëse Gjykata Kushtetuese do të vendoste ndonjë afat të posaçëm, që është përcaktuar për gjykime të tjera të posaçme të parashikuara në ligjin organik të saj, atëherë kjo çështje mund të përfundonte edhe brenda 30 ditëve” – tha zonja Anastasi.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë mund të quhet një gjykatë e re, sepse sapo është rinovuar në pjesën më të madhe të anëtarëve të vet, thotë zonja Anastasi.
Përbërja e paplotë e gjykatës me 7 anëtarë nga 9 që kërkon Kushtetuta mund të ndikojë në përballimin e sfidave të kësaj çështjeje. Po ashtu është e re edhe përvoja e këtyre gjyqtarëve në fushën e drejtësisë kushtetuese, pohojnë ekspertët.
Zonja Anastasi thotë se Gjykata Kushtetuese është funksionale me 7 anëtarë, por 2 gjyqtarë më pak do të thotë dy mendime më pak, dy vota më pak dhe kjo e shton peshën e përgjegjësisë së Gjykatës, sepse duhet të përballojë edhe këtë paplotëri.
Nga ana tjetër, zoti Hazizaj thotë se GJykata Kushtetuese është njëkohëssht edhe gjykatë e karakterit politik për nga mënyra e përmbajtjes së saj se si krijohet, dhe do të shqyrtohet vlera e këtyre vendimeve. Gjykata pritet të ndajë qartë Institucionet nga individët, që i drejtojnë ato, tha ai.
“Nëse do të nxjerrësh një vendim politik, nesër do të vijë një vendim që cënon të drejtën, që mund të cënojë edhe të drejtën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është çështje e karakterit personal, por është çështje e karakterit të përgjithshëm. Gjykata Kushtetuese duhet të ndajë mirë fajin si qytetari Ilir Meta, apo fajin si konsumim i një vepre apo një veprimtarie si President i Republikës.
Ligji organik për Gjykatën Kushtetuese parashikon në disa nene gjykime të tilla të posaçme, por nuk parashikon afate maksimale kohore. Me shumicën e votave të anëtarëve të saj GJK vendos për ta kaluar çështjen e posaçme në seancë plenare, e cila duhet të jetë publike. Gjykata Kushtetuese do të diskutojë në fillim për juridiksionin e saj, për trajtimin e cështjes së shkarkimit të presidentit nga pikëpamja e procedurave, si dhe për trajtimin e cështjes nga pikëpamja thelbësore, materiale e verifikimit të gjithë çështjeve dhe shkaqeve kushtetuese, që ka ngritur vendimi i Kuvendit

/VOA

Analize e bukur kjo.
 

Basha rizgjidhet në krye të PD mes akuzave për ‘garë farsë’​



Lulzim Basha fitoi një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike me 80% të votave, në një proces të ngutshëm zgjedhor që prodhoi shumë akuza dhe asnjë surprizë.​






Rivalët e Bashës në garën partiake ishin Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
Në votimet e së dielës morën pjesë rreth 54 për qind e listës prej 75 mijë anëtarësh aktivë të Partisë Demokratike.
Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana deklaroi të hënën se Basha u shpall fitues me 80% të mbështetjes nga demokratët. I dyti u rendit Agron Shehaj me mbi 14% të votave, i pasuar nga Edit Harxhi me 2.3% dhe Fatbardh Kadilli me 1.9%.
Zgjedhjet e brendshme në PD u zhvilluan më pak se dy muaj nga tronditja e e humbjes së tretë radhazi të zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën më 25 prill.
Përballë zërave në rritje për dorëheqje, Basha nuk e pranoi humbjen dhe i konsideroi zgjedhjet si ‘masakra më e madhe elektorale e aleatëve Rama-Doshi”. Rivalët e tij fajësojnë Bashën për humbjen e zgjedhjeve parlamentare.
Ndërsa akuzat për zgjedhjet e 25 prillit vazhdojnë, Partia Demokratike dështoi të ofronte një standard të ndryshëm në garën e saj të brendshme.
Të dielën, kandidatja Edit Harxhi denoncoi pengimin e themeluesve të PD-së në votime me preteksin se nuk kishin qenë aktivë në fushatë elektorale, ndërsa kandidati Agron Shehaj tha se vëzhguesit e tij po pengoheshin që të monitoronin procesin. Shehaj bëri thirrje që procesi të mos kthehej në një farsë elektorale.
Në një konferencë për mediat të hënën, kandidati Fatbardh Kadilli i konsideroi zgjedhjet në parti më keq se ato parlamentare.
“Kishte pabarazi në këtë garë. Kishte një kryetar që nuk lëshoi zyrën. Deputetë dhe kryetarë degësh që nuk mbajtën distancën për të mos ndërhyrë në proces,” tha Kadilli.
Krahasimin me zgjedhjet parlamentare e bëri dhe një tjetër kundërshtar i Bashës, ish-presidenti Bujar Nishani, i cili i quajti zgjedhjet në parti si një “maskaradë elektorale”.

/reporter.al
 
Atehere, meqe syte jane te drejtuar sot nga Brukseli, po paraqes me poshte një vademecum institucional - aspak te nderlikuar - te Bashkimit Evropian.

Keshtu qe, kur flasim per “Evrope”, e sidomos per intergim evropian te nje vendi, ne te vertet kemi te bejme me:
Këshillin Evropian, ku mblidhen te gjithe kreret e ekzekutiveve (qe mund te jene edhe krere shtetesh) te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, e qe shpreh drejtimin politik, por jo ate ekzekutiv, te bashkimit, e qe ka nje president te zgjedhur nga kreret vete.
Ky i fundit eshte informalisht edhe kreu i politikes se jashtme te BE-se, e cila si lende inekzistente, drejtohet formalisht nga Perfaqsuesi i Larte i Puneve te Jashtme dhe Politikes se Sigurise, qe zgjidhet nga nje tjeter institucion; por Keshilli Evropian nuk ka te beje fare me Keshillin e Evropes (qe ska lidhje as me Bashkimin Evropian, por me vende anetare te Bashkimit Evropian dhe vende te tjera qe mbase mund te behen pjese e tij nje dite); pastaj Keshilli Evropian duhet dalluar nga Keshilli i Bashkimit Evropian, qe ndryshe nga i pari mbledh anetaret e ekzekutiveve (ne varesi te tematikes: psh. ekonomi-finance, emigracion, bujqesi etj.) te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, por vete eshte institucion legjislativ e drejtohet cdo gjashte muaj nga nje vend i vecante i Bashkimit Evropian; legjislativ po thoshim, pak a shume si Parlamenti Evropian, qe eshte perkundrejt institucion jo teresisht legjislativ, pavarsisht se zgjidhet nga qytetaret e vendeve anetare te Bashkimit Evropian (eshte i vetmi institucion i zgjedhur ne fakt, por që nuk ka sovranitet) e si i tille zgjedh kryekomisionerin e Bashkimit Evropian, qe eshte kreu i Komisionit te Bashkimit Evropian, pra ekzekutivi i mirefillte; ky i fundit pastaj eshte njefaresoj qeverie e Bashkimit Evropian, kreu i te cilit merr pjese me shume ne mbledhjet e Keshillit te Evropes se sa te Komisionit, duke qene keshtu anetar i perershem i nje legjislativi te pjesshem se sa kreu i një ekzekutivi te plote.

E kshu, kshu… Se pastaj ka dhe ca institucione te tjera, si bie fjala Banka Qendrore Evropiane, per te mos folur per qeverite dhe parlamentet e secilit nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, qe lypin vardisje me vete per nje vend qe aspiron te antaresohet, te cilat jane shume me te rendesishem se keto qe rendita me siper, por qe ne leter nuk para i llogarit njeri.
Por e leme me mire me kaq per sot, se kot ska me e lexu njeri.
 
:cry::cry::cry::cry:

Ishin nisur drejt plazhit, përfunduan në parajsë/ NJË ËNGJËLL PRET TE PORTA DY MOTRAT E VOGLA
***
Një prej nesh, një kriminel, një gangster shpejtësie dhe pakujdesie përplasi me makinën e tij një makinë të pafajshmish. Familja Gushi sot u shua krejtësisht. Në fillim vdiq vajza e vogël Eva 9 vjeçe, motra tjetër 14 vjeçe Anastasia mbylli sytë e dyta, i treti dha shpirt babai Eduarti 44 vjeç dhe në fund vdiq me merakun e të treve nëna, Silvana 33 vjeçe.
Udhëtimi me makinë e tyre ndaloi por edhe udhëtimi i familjes drejt parajsës ndaloi. Te shkallët e hyrjes një ëngjëll i purpurt klithte e bërtiste:
-Kush i solli kaq shpejt këto dy vogëlushet e pafajshme në parajsë?
Ndërkohë mbi tokë gangsteri që i vdiq është gjallë dhe po bën gati sa lekë do i japë policit, prokurorit dhe gjykatësit...

205677062_4050315135018408_5496672489718828532_n.jpg

 
:cry::cry::cry::cry:

Ishin nisur drejt plazhit, përfunduan në parajsë/ NJË ËNGJËLL PRET TE PORTA DY MOTRAT E VOGLA
***
Një prej nesh, një kriminel, një gangster shpejtësie dhe pakujdesie përplasi me makinën e tij një makinë të pafajshmish. Familja Gushi sot u shua krejtësisht. Në fillim vdiq vajza e vogël Eva 9 vjeçe, motra tjetër 14 vjeçe Anastasia mbylli sytë e dyta, i treti dha shpirt babai Eduarti 44 vjeç dhe në fund vdiq me merakun e të treve nëna, Silvana 33 vjeçe.
Udhëtimi me makinë e tyre ndaloi por edhe udhëtimi i familjes drejt parajsës ndaloi. Te shkallët e hyrjes një ëngjëll i purpurt klithte e bërtiste:
-Kush i solli kaq shpejt këto dy vogëlushet e pafajshme në parajsë?
Ndërkohë mbi tokë gangsteri që i vdiq është gjallë dhe po bën gati sa lekë do i japë policit, prokurorit dhe gjykatësit...

205677062_4050315135018408_5496672489718828532_n.jpg

Paskam kaluar andej kur u ktheva,sot .. por nuk e kuptova qe kish qen kaq fatal ..te dridhet shpirti kur e mendon qe u shuan nga papergjesia e njerzve.
 

Afera korruptive e Ministrisë së Brendshme| Ndreca përfshin në skandal Agaçin dhe Ramën​


FB_IMG_1590165628180.jpg


Në aferën korruptive për uniformat është lakuar si i lidhur edhe emri i Plarent Ndrecës, që ka qenë Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, kur ka ndodhur skandali.
Madje, në media u raportu se Ndreca u largu nga detyra, në kohën kur Agjencia e Blerjeve të Përqendruara bëri tenderin korruptiv të uniformave të policisë, ku vetëm kapelja kishte një kosto prej 328 eurosh.
Sot ka ardhur edhe reagimi i parë i Ndrecës, i cili në emisionin “Breaking” në Top News, Ndreca, ka thënë se largimi i tij nuk kishte lidhje me tenderin.

“Nuk ka lidhje as me rastin dhe as me shkakun. Me sa mbaj mend nuk ka qenë lidhur ende kontrata, me sa mbaj mend. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka lidhje me Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, e cila është krijuar nga ministria”, ka thënë ai, duke ia hedhur kështu përgjegjësinë Kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se në shkurt të vitit 2018, kryeministri Edi Rama krijoi një mekanizëm të ri, të quajtur, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara.
Por si është zhvilluar ky tender pa firmën e Ndrecës?
“Me vendim të Këshillit të Ministrave është krijuar Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara. Aty kryhen të gjitha procedurat. Sekretaria nuk ka lidhje me procedurat. Ky është shpjegimi, nuk di . Aty kryhen të gjitha procedurat. Sekretaria nuk ka lidhje me procedurat. Ky është shpjegimi, nuk di ça të them tjetër”, ka thënë më tej Ndreca.
 

SPAK tender 200 mijë dollarë për pajisje përgjimi​


spak.jpeg


SPAK ka nisur valën e arrestimeve dhe procedimeve për krimin e organizuar. Deri më tani, kanë shkuar te zyrtarët e mesëm, apo të ndonjë grup periferik të krimit të organizuar.
Megjithatë, arrestimi i kreut të Bashkisë së Lushnjes dhe i drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara duket se e ka rritur pak stekën.

Por, edhe në këto dy dosje, SPAK ka pasur mundësi të thellohej edhe te urdhëruesit e këtyre zyrtarëve. Megjithatë, këtë nuk e ka bërë nga padituria apo nga mungesa e pajisjeve hetimore?
Ndoshta kjo e fundit, pasi dituria e krerëve të SPAK ka kaluar në dorën e amerikanëve. BoldNews ka siguruar një dokument, ku SPAK ka hapur një tender 200 mijë USD për të blerje pajisje gjurmimi.
Sipas dokumentit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur një tender për blerje pajisje egzaminuese për telefona celularë. Fondi për këtë tender është 174 milionë lekë, ndërsa me TVSH shkon deri në 200 mijë USD.
Megjithatë, ajo çka është e dyshimtë janë specifikimet e hapura të publikuara nga SPAK. Dhe, në këtë mënyrë pret do të kenë mundësi që të mbrohen.
Por fakt është se SPAK po lëviz. Pyetjet që mund të ngrihen tani janë; a do të shkojnë te “peshqit e mëdhenj”? Apo do të qendrojnë në këto ujëra
 

Hetimet për familjen Marku| SPAK kërkon konfiskimin e hotelit në Sarandë dhe lokalit në Tiranë​


ssssss-768x432.jpg


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftura për sekuestrimin e disa pronave për dy persona të cilët kanë probleme me drejtësinë.
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është kryer hetim pasuror në lidhje me pasuritë e zotëruara nga shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, si dhe familjarët e afërt të tyre. Nga hetimet e kryera është provuar se :
Shtetasi Armand Marku, rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tiranë, pasi gjykata e Milanos me vendim nr. 1731, viti 2017 e ka dënuar me gjashtë vjet e dy muaj heqje lirie për veprat penale “Trafikim narkotikësh” dhe “bashkëpunim në krim”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Po ashtu shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokondi) janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, me datë 09.10.2020, pasi autoritetet Gjyqësore të Firences, Itali me vendimin penal nr.9065/15 RGNR-5609/19 RG GIP, datë 25.11.2019, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Prokuroria e Posaçme me datë 13.07.2021 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin kërkesën për konfiskimin e pasurive si më poshtë:
1. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour”, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
3. Pasuria e paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosco, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro.
 
Nis zbatimi i masave të reja anti-Covid në pikat e kalimit kufitar

Nga kjo e hënë për t’u futur në territorin shqiptar ka rregulla të reja. Në të gjitha pikat kufitare, të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj duhet te paraqesin pasaportën e vaksinimit që dëshmon imunizimin me të dyja dozat ose një përgjigje negative e testit PCR ose testit të shpejt.

E vlefshme është edhe dëshmia e kalimit të infeksionit te covid-19 në 6 muajt e fundit. Në pikën kufitarë të Muriqanit pas mesnatës kanë kaluar 361 shtetas të huaj dhe 99 shqiptarë.

27 prej tyre kanë deklaruar se nuk janë vaksinuar dhe nuk disponon asnjë nga këto dëshmi, ndaj edhe sipas masave të reja duhet të vetëizolohen për 10 ditë. Shtetasit e tjerë thonë se kanë qenë të përgatitur për rregullat e reja të shtetit shqiptar.

Masat janë të vlefshme edhe për fëmijë mbi 6 vjeç. Për këtë në Qafë Thanë dhe Kapshticë ka pasur dhjetëra familje që janë kthyer pas. Një shtetas nga Tetova me profesion edhe mjek thotë për mediat se është anormale t’i bësh rapid test fëmijëve. Sipas tij në Maqedoni dhe çdo vend të rajonit nuk ka masa të tilla.

Masat e reja nisën të zbatohen edhe ne portin e Durrësit, ku mëngjesin e kësaj të hëne kanë mbërritur afro 300 pasagjerë vendas dhe te huaj me dy tragete që janë nisur nga porti i Barit. Përgjegjësja e komunikimit në Autoritetin Portual Durrës, Elitjona Doko, tha se të gjithë pasagjerët kanë paraqitur një nga tre kushtet për të hyre pa probleme ne vendin tonë.

Masat e reja anti-covid u morën nga komiteti teknik i ekspertëve pas rritjes së ndjeshme të infektimeve të reja nga covid19.

Klan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top